Kolorado, një gjyqtar skualifikon pjesëmarrjen e Trump-it në presidencialet e këtij shteti!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kolorado, një gjyqtar skualifikon pjesëmarrjen e Trump-it në presidencialet e këtij shteti!

Gjykata e Lartë e Kolorados mori vendim që ish-presidenti amerikan Donald Trump, nuk mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Për vendimin citoi një klauzolë kushtetuese për rebelim. Gjykata vendosi se “Trump nuk është kandidat i përshtatshëm”, pasi u përfshi në rebelim gjatë trazirave në Kongresin Amerikan, tre vjet më parë.

Fushata e Trump-it e cilësoi vendimin si anti-demokratik dhe u zotua ta apelojë. Kjo është hera e parë që interpretohet një pikë e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës Amerikane, për të skualifikuar një kandidat për president.

Më parë kanë dështuar përpjekje të ngjashme për ta bërë të pamundur kandidimin e Trump-it në Nju Jork, Minesota e Miçigan. Vendimi që mbetet në fuqi derisa të shprehet Apeli, nuk vlen për të tjera shtete përveç Kolorados.

Ky vendim ka vlerë vetëm për votimet e 5 marsit 2024 kur republikanët të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për president, por mund të ketë ndikim në presidencialet e nëntorit të vitit të ardhshëm.

Gjyqtarët thanë se të tilla vendime nuk i marrin lehtë.

Ne jemi të vetëdijshëm për shkallën dhe peshën e pyetjeve që kemi përpara vetes.

Ky vendim përmbys një tjetër të një gjyqtari në Kolorado, i cili vendosi se ndalesa që përmendet në Amendamentin e 14-të nuk vlen për presidentët, sepse nuk përmenden aty në mënyrë specifike.

I njëjti gjyqtar konkludoi se Donald Trump ka marrë pjesë në rebelimin ndaj Kongresit, pasi refuzonte humbjen në zgjedhjet e nëntorit 2020. Mbështetësit e tij sulmuan Capitol-in më 6 janar të vitit 2021, por dështuan në arritjen e synimit për të certifikuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden.

Përfaqësuesit e fushatës së Biden-it nuk e kanë komentuar vendimin e Kolorados.

Aktualisht, Donald Trump po përballet me katër raste penale në gjyqe, përfshirë një federal, si dhe një padi tjetër në shtetin e Xhorxhias lidhur me dyshimet se ka bërë përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE