Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Nuk ndikohemi nga politika, imun nga retorika e saj!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani: Nuk ndikohemi nga politika, imun nga retorika e saj!

Altin Dumani tha se është imun nga retorika politike, duke u shprehur se nuk ka asnjë ndikim në punën e tij si drejtues i SPAK-ut e as të prokurorëve e hetuesve. Numri një i Prokurorisë së Posaçme i bëri komentet gjatë fjalës së tij në një tryezë diskutimi.

Retorika politike apo presioni mediatik te unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK-ut.

Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore.

Sa iu përket çështjeve me natyrë korruptive, Dumani vuri në dukje se janë të vështira për t’u hetuar.

Çështjet me natyrë korruptive apo të tenderave, janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh.

SPAK-u është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen. Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përdor teknikat speciale kërkon kohë, ashtu sikundër hetimi i krimit të organizuar.

Nuk mund të krahasoj një çështje që hetojmë ne, me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, si edhe njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqin vëmendjen e opinionit publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE