I “mbysni” me ujë, sekreti i jetëgjatësisë së luleve në shtëpinë tuaj!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I “mbysni” me ujë, sekreti i jetëgjatësisë së luleve në shtëpinë tuaj!

Të rrisësh lule nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Ato nuk kanë nevojë vetëm për ujë dhe dritë, por secila prej tyre kërkon një kujdes të veçantë nga ne. Ndodh shpesh të harrojmë t’i ujisim, por do të habiteni nëse ju themi se mbiujitja është një ndër shkaqet më të zakonta të tharjes së luleve.

Duke menduar me të drejtë se lulet kanë nevojë për ujë, gabojmë me masën duke i ujitur më shumë se ç’duhet. Shkrirja e ngadaltë e kubave të akullit i jep kohë të mjaftueshme rrënjëve të lules të thithin sasinë e ujit që kërkojnë. Në vend që të mbushni vazon plot me ujë, vendosni rreth 4-5 kuba akulli në mënyrë që bima ta thithë gradualisht atë.

Ndërkaq, kur i zieni vezët mos e derdhni ujin në të cilin i keni keni zier. Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë për lulet. Ky ujë mund të përdoret dhe të jetë fitimprurës për bimët tuaja. Dihet se bimët e duan kalciumin dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët? Kalciumi ndihmon që të ruhet vlera e mirë e pehashit në dhe.

Dheu neutral, i cili ka vlerë pH midis 6,0 dhe 6,5 u ofron luleve ambient ideal për marrje të materialeve ushqyese të cilat janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim. Veç kësaj, kalciumi ndihmon bimën të jetë më e fortë. Shumë prej nesh janë mësuar ta shohin bukurinë e luleve si një element dekorimi për shkak të bukurisë së tyre, por këto lule të vogla të bukura mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të shtojnë një ngjyrë më tepër në pjatë! Një shumëllojshmëri e larmishme e luleve të ngrënshme është mjaft e sigurt për t’u konsumuar dhe u shton një aromë pjatave duke i pasuruar ato me shumë lëndë ushqyese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE