Presidenti i SHBA-ve Joe Biden fal mijëra përdorues hashashi për festa!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka falur dhjetëra të dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës, në ato shtete ku ajo nuk është legalizuar për qëllime rekreative apo mjekësore. Sipas Shtëpisë së Bardhë me këtë vendim bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë.
“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”,-tha kreu i Shtëpisë së Bardhë. Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.
Kanabisi shkakton çrregullimit të humorit, të paktën këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët e Colorados. Ata kanë realizuar pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të moshës 18 deri në 20 vjeç. Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe, në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë. Në kundërshtim me pritjet, rezultatet e pjesëmarrësve të cilëve u është diagnostikuar depresioni subklinik, kishin përdorur marijuanën për ‘shërim’.