S’ka më dyshime! Dea Mishel rikthehet me ish-in, kapet mat në Paris (Foto)

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
S’ka më dyshime! Dea Mishel rikthehet me ish-in, kapet mat në Paris (Foto)

Dea Mishel ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.

E natyrisht si për çdo personazh, një interes të shtuar ka edhe për jetën private. Në lojë Dea u fut dhe doli si beqare, pavarësisht se përgjatë qëndrimit në shtëpi, disa flirte i pati. Edhe pas garës, në deklaratat e saj, ajo vijonte të ishte beqare.

E pyetur nëse është në një lidhje dashurie për të cilën është përfolur goxha kohëve të fundit, ish-finalistja shprehu dëshirën për ta pasur një partner por tregoi se momentalisht është vetëm. Sipas saj mashkulli që ajo dëshiron të ketë në krahë duhet t’i japë siguri.

“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”, u shpreh Dea.

Dhe mesa duket këtë mashkull Dea e paska gjetur. Pas këtij fshihet ish i dashuri i saj.

Blogerja është rikthyer me ish të dashurin e saj Islin me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, dyshja janë fotografuar duke shijuar pushimet në Paris.

Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE