SPAK kërkoi ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore, Berisha: Jo një, por dy batalione të vërë s’do të…
Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkesën e SPAK për masën e arrestin e shtëpisë me mbikëqyrje policore, e ka cilësuar një urdhër të Ramës.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se qëndrimet janë antikushtetuese.
Mes të tjerash, ai tha se jo një por dy batalione të vërë Rama te pallati i tij, asgjë nuk i bën përshtypje.
Fjala e Berishës:
“Është kërkesa e Edi Ramës. Mos ngatërroni gjërat. Ky është një proces i mirëfilltë politik. Është kërkesa e Ramës. Në qëndrimet e tij antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës, e diktuar nga tmerri dhe frika se opozita e drejtuar nga Berisha do ta kthente atë si kalbësirë. S’ka ccudi, ky është ansambël i kontrolluar nga Rama, i cili mendon se do të zgjasë në këtë mënyrë pushtetin e tij, por do të ndodhë e kundërta. Ju garantoj se PD nuk do ta ndalojë asgjë në mosbindjen e saj civile dhe vendosmërish për të përmbysur këtë regjim që ka zëvendësuar ligjet me kodin e mafies. Gjithçka shihni ju zhvillohet një betejë mes ligjit dhe antiligjit. Çdo gjë zhvillohet si një film. Unë nuk kam pasur ndonjë dyshim në botëkuptimin amoralitetin, e Edi Ramës në një farë mënyre po i demonstroj çdo shqiptari se çfarë fytyre ka ai. Ai nuk e gjetur në befasi opozitën. Ajo është e sigurt në fitoren e saj. Berisha nuk është rikthyer kurrë për një interes më të vogël personal dhe për të bërë për Shqipërinë një opozitë të vërtetë. Sikur dhe dy batalione të vërë të pallati, s’kam asnjë impresion (qesh). Edvin je i pashpresë. Çfarë do lloj akti të marrësh, s’do të më pengosh që të largojë dy nga pushteti”, u shpreh Berisha.