Nga fiksimi i cigares deri te ushqimi që nuk duhet të konsumojë, Kiara Tito zbulon më shumë nga shtatzania e saj!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga fiksimi i cigares deri te ushqimi që nuk duhet të konsumojë, Kiara Tito zbulon më shumë nga shtatzania e saj!

Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

Kiara ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera.

Bieta: Çfarë të mungon më shumë në këtë periudhë shtatzanie?

Kiara: Nuk e kisha menduar që do të më mungonte sallata jeshile, se nuk lejohet të konsumohet, duhet larë mirë dhe nuk e ha e kam shmangur, por më shkon mendja kot ndonjë herë kur e mendoj… Më komentojnë nëse kam hequr dorë nga cigarja. Kam hequr dorë nga momenti që kam marrë testin në dorë e kam hequr dhe se kam futur  më në gojë, iku dhe cigarja…

Je mërzitur për peshën?

Kiara: Jo nuk jam se këto janë kilet më të bukura që mund të marr një vajzë në jetë gjithmonë kam dashur të marr disa kile dhe po e shijoj shumë

E teksa ata kanë festuar  1-vjetorin e njohjes, Luizi  ka surprizuar partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE