Vendos 187 kallam sheqeri në mjekër, Joel Strasser vjen me një rekord të ri!
Libri i Rekordeve Guinness ka tërhequr gjithmonë njerëz me talent të pazakontë, të gatshëm të ngjiten në skenë dhe të tregojnë atë që dinë. I tillë është shembulli i Joel Strasser, i cili vendosi një rekord të ri duke ngjitur në mjekër 187 kallam sheqeri. “Është një ndjenjë e pabesueshme të dish se je më i miri në botë”,-tha amerikani.
Ai shton se kishte mall të bënte një vepër të tillë, të cilën strategjikisht e realizoi gjatë festave të fundvitit, duke treguar kështu kreativitetin e tij. Duhet përmendur se Strasser është një rekordmen i shumëfishtë dhe titullin e fundit e ka fituar më 2 dhjetor të vitit 2022, pasi ka varur në mjekër deri në 710 dekorime.
Atij iu deshën dy orë e gjysmë për t’i ngjitur të gjitha në mënyrë të sigurt, ndërsa heqja e tyre zgjati një orë dhe ishte e dhimbshme. Përveç dekorimeve, vitet e fundit në mjekër përfunduan shkopinj (520), kashtë letre (534) dhe pirunë (126).