Kim Kardashian e tepron me “photoshop”-in, shfaqet në setin e fundit me 6 gishta!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kim Kardashian e tepron me “photoshop”-in, shfaqet në setin e fundit me 6 gishta!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//kim-kardashian-e-tepron-me-photoshop-in-shfaqet-ne-setin-e-fundit-me-6-gishta.jpg)
Nëse ka dicka për të cilën familja Kardashian komentohet më së shumti është fakti që herë pas here dështojnë me photoshop-in.
Sigurisht ato përpiqen të duken sa më mirë në postimet e rrjeteve sociale dhe për ta bërë këtë programet e modifikimit janë një “mjet” i nevojshëm, megjithatë mund të shëndrrohen edhe në burim ironie dhe meme-sh për ndjekësit.
Në një nga fotot e saj të fundit, për festën e Krishtlindjes Kim është fotografuar krah vajzës e saj, në foto duket sikur ka 6 gishta.
Në fakt, në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet sikur po shtrëngon duart, ndërsa buzëqesh me North West.
Ndjekësit e saj, megjithatë, analizuan çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim dhe duket sikur ka 1 gisht tepër.