Mbi 120 orë duke gatuar, kuzhinierja nga Uganda thyen rekord Guinness!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 120 orë duke gatuar, kuzhinierja nga Uganda thyen rekord Guinness!

Kuzhinierja nga Uganda Dorcus Mirembe, e njohur gjerësisht si Mama D, ka thyer Rekordin Botëror Guinness duke e tejkaluar atë të një irlandezi me gatim për mbi 120 orë. Ajo filloi rrugëtimin e saj të gatimit më 23 dhjetor dhe po përpiqet të vazhdojë deri më 31 dhjetor. Rekordin individual për gatimin më të gjatë e mbante kuzhinieri irlandez Alan Fisher, i cili e vendosi atë në Japoni në fillim të këtij viti.

Koha aktuale e gatimit të Mama D deri më tani është mbi 123 orë. Zyrtarë qeveritarë, njerëz të biznesit dhe të famshëm kanë shprehur mbështetje për të duke dërguar mesazhe përmes platformave të ndryshme të mediave sociale. Kompani të ndryshme ushqimore i kanë siguruar asaj furnizime gatimi dhe sende të tjera. Ajo tha për Anadolu se gjatë sfidës së saj, ajo po gatuan ushqime nga e gjithë Uganda dhe po i ofron të gjitha ushqimet e gatuara falas.

I gjithë ushqimi është falas, janë njerëz të tillë që na japin forcë të ecim para. Gjithçka që nevojitet është të kesh oreks, kjo është e gjitha. Kush ha, më inkurajon. Uganda është e pajisur me një bollëk ushqimesh tradicionale dhe unë dua t’i prezantoj ato në botë, të jem ambasadore për kuzhinat e mrekullueshme të larmishme të Ugandës, perlës së Afrikës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE