I shpalli fajtorë për spiunazh për Izraelin, 4 të ekzekutuar në Iran!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I shpalli fajtorë për spiunazh për Izraelin, 4 të ekzekutuar në Iran!

Katër iranianë, mes tyre tre burra dhe një grua u ekzekutuan dje nga Irani, të shpallur fajtorë se spiunonin për Izraelin. Agjencia e lajmeve Mizan, e afërt me gjyqësorin iranian, njofton:

Wafa Hanareh, Aram Omri, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, u akuzuan dhe u shpallën fajtorë për armiqësi kundër Zotit dhe për korrupsion në Tokë për shkak se kishin bashkëpunuar me inteligjencën izraelite, Mossad. Ata ishin dënuar me vdekje në shkurt të këtij viti.

Referuar familjarit të njërit prej të burgosurve, Rrjeti Kurdistani për të Drejtat e Njeriut tha se “dënimet me vdekje u zbatuan edhe pse avokatët e tyre kishin paraqitur kërkesë për rigjykim në të njëjtën e gjykatë, si dhe kishin nisur një peticion në Komisionin për Amnisti e Mëshirë.

Gjatë rishikimit të ankesave të tyre, të burgosurit u dërguan në izolim në Teheran, ku u ekzekutuan, ndoshta si një shenjë hakmarrjeje ndaj Izraelit.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë akuzuar autoritetet iraniane për torturimin e tyre në burg.

Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji, Hengaw, e dënoi ekzekutimin e tyre dhe i bëri thirrje komunitetit global të reagojë duke thënë se ndëshkimi i tyre “jo vetëm që ishte shkelje e qartë e të drejtës për të jetuar dhe e dinjitetit njerëzor, por edhe shpërfillje e madhe e ligjeve ndërkombëtare e parimeve të të drejtave të njeriut”.

Ata u ekzekutuan pak pasi u vra Razi Musavi, komandant i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në Siri, duke nxitur zëra për motive të mundshme hakmarrëse.

Irani dhe Izraeli kanë mosmarrëveshje të vjetra mes tyre. Tensionet  u rritën nga lufta aktuale në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të cilësuar “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian.

Teherani është mbështetës i vjetër i Hamasit, edhe pse në kohë të ndryshme i kanë patur të ndërlikuara marrëdhëniet. Ndërkohë, shkalla e ekzekutimeve në Republikën Islamike është duke u rritur me shpejtësi, veçanërisht pas protestave të mëdha të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Aminit në paraburgim.

Grupi iranian për të drejtat e njeriut tha se më shumë se 700 njerëz janë ekzekutuar në Iran deri në dhjetor 2023, çka shënon rritje në muajt e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65815 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE