I lopës apo i dhisë?! Zbuloni kush e mban “fronin” si qumështi më i mirë për t’u konsumuar!

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I lopës apo i dhisë?! Zbuloni kush e mban “fronin” si qumështi më i mirë për t’u konsumuar!

Gjithmonë në familjet tonë ekziston një debat i vazhdueshëm kur konsmumojmë qumësht se cili është më i shëndetshmi, ai i dhisë apo ai i lopës. Edhe pse të dyja kanë ngjashmëri, ata janë të ndryshëm në përbërje dhe mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin tuaj. Në aspektin e strukturës, qumështi i dhisë është i homogjenizuar në mënyrë natyrale, pra rruazat e yndyrës mbeten të pezulluara në qumësht ndërsa tek qumështi i lopës këto rruaza kanë tendencë të jenë më të mëdha dhe rriten në sipërfaqe të qumështit.

Ndërkaq, shumë njerëzve ju shfaqet alergji nga qumështi i lopës, por mund të pinë qumësht dhie pa e pasur këtë problem. Portali AskDrSearfs.com sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të faktit se qumështi i dhisë përmban sasi të vogla të alfa S1, një proteinë alergjike të cilën qumështi i lopës e ka në sasi të lartë. Qumështi i dhisë gjithashtu përmban më pak laktozë sesa qumështi i lopës dhe kjo mund të jetë një alternativë për ju nëse jeni intolerant ndaj kësaj materie.

Sipas AskDrSears.com, qumështi i lopës përmban afërsisht 13% më pak kalcium sesa qumështi i dhisë. Kalciumi siç e dimë është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e eshtrave dhe mbajtjen e tyre të fortë. Sipas AskDrSears.com, kur të konsumoni qumështin e lopës, ju konsumoni proteina të cilat janë vështirë për tu tretur, ndërsa qumështi i dhisë këto proteina i ka të buta dhe lehtë për tu tretur. Qumështi i lopës përmban gjithashtu 10% më shumë acid folik sesa ai i dhisë dhe nëse vendosni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht dhie, atëherë duhet të plotësoni këtë acid të rëndësishëm për organizmin.

Rikujtojmë, se pirja e 3 gotave me qumësht në ditë mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit. Antioksidantët në qumështin e lopës mund të ngadalësojnë plakjen e trurit dhe të mbrojnë kundër Alzheimerit. Si shoqëri, ne priremi të mendojmë për qumështin si një pije që shijohet më së shumti nga fëmijët. Dhe kjo nuk është teknikisht e gabuar, qumështi i lopës ka përfitimet më të mira ushqyese për fëmijët në rritje dhe sapo ata rriten, humbasin pothuajse aftësinë për të tretur siç duhet qumështin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE