Për herë të parë pas 12 vjetësh, Ledri Vula dhe Getoar Selimi ngjiten bashkë në skenë
Ledri Vula dhe Getoar Selimi u ngjiten në skenë bashkë për herë të parë pas 12 vitesh.
Lajmin e zbuluan vetë ata në mediat sociale ditën e djeshme, ku treguan se do të performonin në mbrëmjen e 2 Janarit në Prishtinë.
Kanë kaluar dy vite që kur dyshja u fotografuan për herë të parë bashkë pas shumë vitesh, në një bar. Në fotot e publikuara asokohe në mediat sociale ata shiheshin duke biseduar.
Në 2020 gjatë një interviste Ledri tregoi se nuk ka asnjë problem me Getoarin dhe se janë shumë në rregull me njëri-tjetrin ndonëse nuk janë takuar.
“Nuk është se nuk flas. Vetëm rrugët tona janë të ndara, kemi gjëra të ndryshme. Unë e kam në Instagram, nuk kam asgjë kundër. E shoh se çfarë bën. Edhe takimi me të nuk ka problem; ka ndodhur ajo që ka ndodhur nuk ia vlen të mbajmë inat. Njeriu i mirë fal”, tha Ledri.
Më tej shtoi:
“Nuk është se ai nuk më bëri asgjë. Pastaj nuk e pashë të arsyeshme të qëndroja atje, i pashë si re të zeza dhe doja të largohesha nga retë e zeza. Nuk kam asgjë kundër. Më vjen mirë që i shoh të gjitha mirë, Unikkatili, Noizy, Getin etj.”
Ledri fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë, jo vetëm për shkëputjen e papritur por edhe për konfliktin fizik me ish-të fejuarin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Getoari asokohe mbështeti në Gjykatë këtë të fundit dhe kjo solli krisjen e raportit mes tij dhe Ledrit. Për një kohë Ledri qëndroi jashtë muzikës, për t’u rikthyer me “100 probleme” dhe bashkëpunime të tjera si Ledri Vula dhe jo më si “Skillz”, me Visar Shalën i njohur ndryshe si Skivi.
Me rikthimin në muzikë, Ledri Vula bëri paqe me ish-bashkëpunëtorët. Ai është parë me Skivin, me Majk ka bërë videoklip dhe së fundmi ka bërë paqe edhe me Ghetto Geasy.