Prezantohet “bisha” e re, Audi Q8 e-tron Dakar!
Prodhuesi gjerman i makinave, Audi, së fundmi ka prezantuar versionin e ri Audi Q8 e-tron Dakar, të fuqizuar nga dy motorë elektrikë 300 kW dhe një bateri me kapacitet prej 106 kWh. Ky model elektrik vjen me dy lloje të gomave. Nëse është duke u drejtuar nga gomat standarde, makina arrin shpejtësinë 100 km/h në vetëm 5,8 sekonda, ndërsa nëse është duke u drejtuar nga gomat General Grabber AT3 atë shpejtësi e arrin për 5,9 sekonda.
Ndërkaq, gomat AllTerrain General Grabber AT3, e bëjnë atë të përshtatshëm për ngarje edhe në terrene jo fort të mira si në borë dhe gurë. Për t’u dalluar nga modelet e tjera, Audi Q8 e-tron Dakar, do të jetë i disponueshëm në ngjyra të tjera.
Përmban drita të teknologjisë Matrix LED dhe sedilje sportive me lëkurë sintetike. Gjithashtu ka një timon sportiv shumë funksional dhe pasqyra anësore virtuale me kamera që ofrojnë shikueshmëri më të qartë sesa ato të zakonshmet. Audi Q8 e-tron Dakar, do të jetë në dispozicion për blerje në Gjermani në tremujorin e parë të këtij viti, me një çmim fillestar prej 120 mijë euro.