Postimet denigruese në TikTok i morën jetën/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, konflikti me koleget nisi në fabrikë

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Postimet denigruese në TikTok i morën jetën/ Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, konflikti me koleget nisi në fabrikë

Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi në rrjetet sociale kanë çuar drejt vdekjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës. 41-vjeçarja nga Sukthi u vetëvra pas përdorimit të një sasie fotoksine më 2 janar. Duhej të ishte një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj, por ajo zgjodhi të vetëvritet. T’i japë fund kalvarit të akuzave të padrejta ndaj saj.

Ajo punonte prej vitesh në këtë fabrikë për prodhimin e litarëve dhe këtu nisi dhe konflikti me një punonjëse tjetër. Konflikti u transferua në rrjetet sociale, në TikTok ku u publikua dhe një video me foto të viktimës dhe fyerje të rënda ndaj moralit dhe dinjitetit të saj.

Në dhjetor të vitit 2022 Bedrie Loka pati denoncuar në polici se në rrjetet sociale ishte hapur një profil i rremë me emrin e saj. Në lidhje me këtë kallëzim policia deklaroi se e ka referuar çështjen në prokurori,  ndërsa familjarë dhe drejtues të fabrikës i shmangen deklarimeve mbi ngjarjen. Jashtë mikrofonit, familjarë dhe të afër thonë se çështja u mbyll pas largimit nga puna të punonjëseve të përfshira në këtë rast bullizmi pas një konflikti banal të nisur në vendin e punës.

Por viktima vijonte të jetonte mes thashethemnajës në një komunitet të vogël. Me kthimin e bashkëshortit të saj për festën e fundvitit, më 27 dhjetor situata u rindez. Presioni dhe konflikti në familje u hap sërish edhe më i ashpër. Ndaj dyshohet se ajo zgjodhi t’i japë fund jetës së saj.

E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë keqpërdorur të dhënat e saj, shoqëria civile ka njoftuar organizimin e protestave në lidhje me vdekjen e Bedries dhe padrejtësive që u bëhen vajzave dhe grave dhe bullizmit në rrjetet sociale. Gjuha e urrejtjes vazhdon të dëmtojë psikologjikisht mjaft persona, ndërkohë që këtë fillimviti regjistroi dhe viktimën e parë të saj, e cila kërkon drejtësi./ Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE