“Një vit pa ty”, kujt ia dedikon këto fjalë prekëse Morena Taraku?

vovalbania September 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Një vit pa ty”, kujt ia dedikon këto fjalë prekëse Morena Taraku?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Së fundmi, jo vetëm për to por këngëtarja ka prekur zemrat e të gjithëve me fjalët e ndjera në rrjete sociale për mikun e saj të ngushtë që ka humbur jetën para një viti.

Një vit pa ty. Dua që ta dish se ndihem e vetmuar pa ty.

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

Bukuroshja njihet për lidhjen e saj të fortë me Turqinë ku atje ka dhe biznesin e saj, një qendër estetike. Edhe më herët mediat e portale turke kishin shkruar për Morenën tonë por në rolin e biznesmenes, ndërsa këtë herë disa lajme pak më personale. Teksa kanë treguar disa foto ‘paparazzi’ që janë shkrepur teksa ajo ecën dorë për dore në rrugë me të atin, portalet kanë shkruar për marrëdhënien e fortë dhe të bukur që kanë, gjë që Morena nuk ngurron ta tregojë asnjëherë në rrjete sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE