Paris nderon Davi Bowie, një rrugë do të ketë tanimë emrin e tij!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paris nderon Davi Bowie, një rrugë do të ketë tanimë emrin e tij!

Parisi do të emërojë një rrugë sipas legjendës së muzikës David Bowie, i pari në botë që do të nderojë këngëtarin. Rue David Bovie, që mban emrin e një prej muzikantëve më me ndikim dhe më të shitur të shekullit të 20-të, do të hapet zyrtarisht në lagjen e 13-të të Parisit në bregun e majtë të qytetit.

Kjo u rrugë u ndërtua së fundmi si pjesë e një rinovimi të madh lagjeje. Rruga, rreth 50 metra e gjatë, ishte e njohur më parë për urbanistët me emrin e punës “VoieDZ/13”. Nuk ka asnjë të dhënë që Bowie të ketë rrugën e tij askund në botë.

Paris luajti një rol më pak të rëndësishëm në jetën e Bowie sesa Londra, Berlin dhe Los Angeles, por kultura franceze e teatrit avangardë ndikoi në stilin e tij vizual. Rikujtojmë, se një fletë teksti e shkruar me dorë nga Bowie pritet të vlerësohet nga 50 000 deri në 115 000 euro. Fleta e shkruar për këngët “Rock ‘n’ Roll Suicide” dhe “Suffragette” ka dalë në ankand.

Të dyja këngët janë paraqitur në albumin e Bowie të vitit 1972 “The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars”. Fleta përfshin edhe korrigjimet, draftet dhe shënimet e Bowie. Bowie u nda nga jeta në vitin 2016 në moshën 69-vjeçare pas një beteje me kancerin në mëlçi. Kjo nuk është hera e parë që artikujt e këngëtarit dalin në ankand. Vitin e kaluar, u shit katalogu i tij i botimeve Warner Chappell Music për 250 milionë dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE