Hetimi për “Topin e Artë” të Messit, PSG-ja reagon ashpër për akuzat…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Topi i Artë nën hetim/PSG ‘ka blerë’ trofeun për Lionel Messin?!

Topi i Artë i fituar nga Lionel Messi në vitin 2021 është vënë në hetim nga autoritetet franceze. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit duke penalizuar sulmuesin polak Robert Levandovski. Policia franceze po heton Topin e Artë të fituar nga Lionel Messi, në vitin 2021. Bëhet fjale për topin e shtatë të artë të fituar nga kampioni argjentinas. Sipas hetuesve, PSG ka kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që çmimi më i lartë individual në botë të përfundonte në duart e argjentinasit pas nënshkrimit me parizienët.

Reagimet nuk kanë munguar as nga ish-klubi i Lionel Mesit, Paris Saint Germain, e akuzuar për lobime e presione për të favorizuar argjentinasin. Klubi i drejtuar nga Naser Al-Khelaifi ka mohuar akuzat se ata u përpoqën t’i bënin presion organizatorit të “Topit të Artë” për t’i dhënë Lionel Mesit çmimin prestigjioz në vitin 2021. Pas mbretërimit të tij të gjatë të suksesshëm në Barcelonë, ylli argjentinas ishte bashkuar me PSG-në në fillimin e sezonit 2021-2022 dhe ishte në një rivalitet të ashpër për “Topin e Artë” me sulmuesin polak Robert Levandovski. Gjigantët francezë janë akuzuar se u përpoqën të ndikojnë tek organizatorët e çmimit. Në reagimin e tij klubi e ka etiketuar këtë hetim një blof, duke përjashtuar kategorikisht angazhimin e saj në trafikimin e votave për Lionel Mesin

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE