Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe fotovoltaike!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balluku thirrje bizneseve: Mos bini pre e abuzimit duke blerë dokumentacione për parqe fotovoltaike!

Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë dokumentacione.

Kjo ishte thirrja me të cilën zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju adresua sipërmarrësve gjatë konferencës përmbledhëse për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se bizneset janë të mirëpritura për të dhënë kontributin e tyre në sektorin energjetik, por të ndjekin procedurat e rregullta ligjore, dhe të mos bien pre e blerjes së dokumentacionit, pasi të gjitha ato kanë një afat skadence.

“I bëj thirrje të gjithave entiteteve, në Republikën e Shqipërisë, private, të cilat dëshirojnë të futen në fushën e energjetikës, janë të mirëpritur dhe janë të lutur madje që të kontribuojnë, proceset janë shumë të thjeshta.

Mjafton që të përmbushin kushtet përsa i përket truallit, përsa i përket vendndodhjes, studimit teknik, fuqisë financiare që keni, që është shumë e rëndësishme dhe nuk ka nevojë të tregtoni pasi të gjitha këto miratime përfundimtare paraprake do të kenë një afat skadence”, tha Balluku.

Ministrja theksoi më tej se të gjitha miratimet, si përfundimtare, edhe paraprake do të kenë një afat të mirëfilltë skadence, ndërsa duke ju drejtuar biznesit nënvizoi se do të blejnë diçka të cilën nuk do të mund ta implementojnë dot pasi dot të skadojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE