Ilary Blasi zbulon të vërtetën e saj për fundin e dashurisë me Tottin!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ilary Blasi zbulon të vërtetën e saj për fundin e dashurisë me Tottin!

Pas filmit dokumentar në Netflix, ‘Unica’, Ilary Blasi ka ende diçka për të thënë dhe treguar për marrëdhënien dhe divorcin me ish-futbollistin, Francesco Totti. ‘Che Stupida’ La mia verità, libri i saj do të jetë në librari që prej 30 janarit. “Miqtë më quajnë “Princesha e Akullit” jo sepse i mbaj shpesh flokët në të njëjtën ngjyrë si Elsa nga Frozen, por sepse nuk e lë veten të mbizotërohem nga emocionet”. Kështu e ka prezantuar librin e saj në Instagram Blasi.

“Në fillim të nëntorit më zuri gjumi në krahët e Francescos, të nesërmen në mëngjes u zgjova me dikë që i ngjante shumë, por nuk ishte ai. I turpshëm, i largët, i munguar, në kërkim të justifikimeve për të dalë një darkë me miqtë, një lojë letrash apo futboll..”,-shkruan ajo mes faqeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilary Blasi (@ilaryblasi)

“Unë i jetoj emocionet plotësisht, le të jemi të qartë. Lumturi, trishtim, entuziazëm, nostalgji, dhimbje… I lë të më mbushin, por ruaj urën komanduese të anijes: ajo hapësirë duhet të mbetet e pastër për veprim, në rast të ngjarjeve të papritura. Kisha përshtypjen se një valë e errët po përhapej brenda meje dhe po arrinte te ura. Asnjëherë nuk më është dashur ta detyroj veten të qëndroj racionale. Kanë qenë dymbëdhjetë muaj të tmerrshëm, por edhe intensiv, në të cilët zbulova veten, burimet e mia. Unë mbijetova por jo vetëm kaq: jam ende në këmbë.

Duke paraqitur të vërtetën e librit të saj ajo thekson:

“Che Stupida” (Sa budallaqe) është një histori dhimbjeje dhe rilindjeje, e imja me një fund të papritur.

Rikujtojmë, se çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP. Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë ndarje në showbiz. Mjafton të kujtojmë bujën e madhe që po bën ndarja e Pique dhe Shakira-s, apo Francesco Totti-t me Ilary Blasin, etj. Për shumë mund të duken normale këto ndarje, por jo për dikë që di nga astrologjia. Shkak i kësaj atmosfere është pikërisht Plutoni. Venusi në Peshoren e orientuar drejt partneritetit ka marrë një vizitë të padëshiruar nga Plutoni i etur për pushtet në Bricjap.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE