Arbër Çepani kujton eksperiencën e tij në “Big Brother 1”: “Momenti më i vështirë, ai i…”
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë Arbër Çepani, tashmë një personazh publik dhe sipërmarrës i njohur, por dikur dhe fitues i edicioni të parë të “Big Brother”. Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i edicionit të tretë të formatit VIP, Arbri ka zbuluar më shumë për eksperiencën e tij, por dhe duke dhënë disa këshilla për banorët e rinj…
Si e kujton eksperiencën tënde në “Big Brother”?
Duket sikur ka kaluar një jetë dhe kanë ndryshuar kohët sot. Sot është një situatë ku ndryshimi më i madh është rreth rrjeteve sociale. Pjesëmarrja ime ka qenë rastësore. Në Itali ishte një format shumë popullor atëherë. Kur këtu do bëhej edicioni i parë, atje po bëhej prej thuajse 4 vitesh. Isha me pushime këtu dhe shoh një spot në Top Channel, që thoshte se nis për herë të parë në Shqipëri. Dhe thashë pse jo, çfarë mund të humbas. Kryesorja për mua nuk ishte fama, se isha 19 vjeç në atë kohë. Unë gjithmonë eksperimentoja shumë me veten dhe doja të kuptoja si do reagoja në situata të ndryshme. Eksperimenti ishte si do jetoja me 15 persona të tjerë që nuk i kam takuar më parë. Është një ekperiment fantastik për të sprovuar veten. Jo të gjithë mund ta përballojnë. Nëse shkon për famë, nuk i përballon dot sulmet psikologjike. Mua më duket interesante si eksperiment social-psikologjik.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për ty aty brenda?
Në aspektin e lojës nuk kujtoj momente të vështira. Detaji interesant është që nëse mësohesh javën e parë aty, mund të rrish dhe 3 vjet. Të duket sikur ato që ke dëgjuar jashtë, të duken si ato librat me dinosaur që kanë ekzistuar dikur. Moment i vështirë ka qenë shpërthimi i Gërdecit, ne ishim shumë pranë aty. Ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte dhe kishim një million skenare në kokë.