Raporti i INSTAT: Niveli i vaksinimit për disa sëmundje në Shqipëri ka rënë!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Raporti i INSTAT: Niveli i vaksinimit për disa sëmundje në Shqipëri ka rënë!

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar negativisht në respektimin e kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm në Shqipëri, duke vënë në ksëhtu në rrezik nga sëmundjet infektive fëmijët.

Të dhënat finale nga INSTAT tregojnë se edhe përgjatë 2022 treguesit e vaksinimit u përkeqësuan me tej.

Për pasojë në këtë vit u vaksinuan për tuberkulozin 98.7 % e fëmijëve nga 99.7%  që ishte ky tregues në vitin 2015. Përkeqësim kishte edhe në vitin 2021 ku vaksinimi i fëmijëve për tuberkulozin ishte 98.8%.

Rënie pësoi edhe vaksinimi ndaj difterisë dhe tetanosit, që aktualisht janë në nivelet e 95 %.

Vaksina që ka pësuar rënie më të mëdha të nivelit është Fruth-Rubeola e cila u aplikua vetëm në 89.3% të fëmijëve nga më shumë se 95%  që ishte para pandemisë.

Gjithashtu vaksina ndaj Poliomielitit u krye vetëm ne 98 % të fëmijëve nga 99.1% në vitin 2013.

Programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët raporton se çdo vit vaksinimi shpëton 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Ata pohojnë se vaksinat mbrojnë dhe ndihmojnë fëmijët të rriten shëndetshëm, duke siguruar mbrojtje kundër sëmundjeve që mund të çojnë në pasoja të rënda.

Në vitin 1995 në vendin tonë u prekën një masë e madhe personash që nuk kishin vaksinuar nga poliomieliti në fëmijëri, ku shumë prej tyre humbën jetën ose mbetën me aftësi të kufizuara.

Ekspertët thonë se mosvaksinimi në kohën e duhur në rast të shfaqjes së sëmundjeve ngjitëse, fëmija i pa-vaksinuar dhe të gjithë të tjerët janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE