Del videoja, pornostarja e njohur vret të dashurin e saj…
Ylli i njohur i “Onlyfans”, Courtney Clenney prej kohësh është e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, Christian Obumseli, i cili u gjend i therur në shtëpinë e tij në Majemi. Që kur u zbulua ngjarja, prokuroria i ka ngritur dyshimet tek aktorja e filmave për të rritur edhe pse provat konkrete mungonin për ta dëshmuar dhe vërtetuar se Courtney Clenney është autorja e krimit dhe vrasësja e të dashurit të saj Christian Obumseli.
Së fundmi, një video që është bërë shumë virale në rrjet, shton provat se autorja e kësaj vrasjeje makabër është pikërisht Clenney, e cila gjithashtu është dhe një fanse e madhe e NBA. Në shkurt të vitit 2022, dy muaj përpara se Obumseli të gjendej i vdekur, ai dhe Clenney ishin në një udhëtim për “Onlyfans” dhe në pamjet e siguruara, ajo shfaqet duke bërtitur dhe duke e goditur disa herë të dashurin e saj, për shkak se ky i fundit po flirtonte me vajza të tjera. Kjo gjë ka shtuar dyshimet, me Clenney që pritet të marrë dënimin në muajt në vijim, edhe pse ajo vazhdon ta mohojë se e ka kryer këtë krim. Që në ditën e parë që është marrur si e pandehur për ngjarjen, ajo i ka qëndruar fort alibisë së saj, duke e mohuar forcimisht autorsinë e krimit.
ANOTHER video has surfaced showing murder defendant & ex-Only Fans model Courtney Clenney, assaulting boyfriend Christian Obumseli, in Aspen in ‘22. Later that yr, Clenney stabbed Obumseli dead in her Miami condo, before being arrested & charged w/murder. *Strong language* @wsvn pic.twitter.com/nWb3WRFAj5
— Sheldon Fox-7 News (@fox_sheldon) January 11, 2024