Më në fund e mori dhuratën e TCH, ja si duket shtëpia e Arjola Demirit
vovalbania
January 13, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Arjola Demiri ka treguar sot në “S’e Luan Topi” se shtëpia që “Top Channel” ia premtoi dy vite më parë është thuajse gati.
Aktorja tregoi se në shtëpinë e re pritet të hyjë në muajin mars, duke shtuar se vonesat kanë ardhur për shkak të punimeve që janë bërë.
Arjola Demiri: Është vonuar pak jemi me vonesë, por këtë mars pritet të hyjmë në shtëpi.
Monika Lubonja: Aman u qetësuam, se njerëzit vetëm për këtë na pyesin.
Arjola Demiri: Bebat janë bërë më të mëdhenj, se thonin bebat, bebat.
Monika Lubonja: Unë mendoj që përpara se të futesh në shtëpi, të na fusësh neve njëherë të Big-ut të parë.
Arjola Demiri: Ka qenë një moment që unë nuk e kam pritur. Ky ishte një çmim jashtëzakonisht shumë i madh dhe një dhuratë e jashtëzakonshme nga Top Channel.