Treni më i veçantë në botë krijohet në Kinë!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Treni më i veçantë në botë krijohet në Kinë!

Së fundmi, Kina ka krijuar trenin e parë “të mençur” IRT, i cili lëviz në rrugët pa binarë. Ky sistem ofron siguri dhe transport duke përdorur vizionin e trenit, kontrollet dhe sinjalet në bord. Transporti i ri publik funksionon me energji elektrike dhe nuk shkakton ndotje. Gjithashtu, vjen me një sistem drejtimi i cili gjen rrugën duke përdorur sensorë, ngjashëm me mënyrën se si drejtohen makinat në trafik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Artificial Intelligence (@power.ai)

Kina ka bërë me dije së fundmi sa gjatë vitit 2024 do të nisë testimin në terren të trenit të saj më të ri, i cili pritet të ketë shpejtësinë më të madhe ndonjëherë. Treni do të operojë për qëllime komerciale dhe sipas parashikimeve është dizenjuar që të arrijë një shpejtësi deri në 400 km në orë. Për momentin, treni më i shpejtë që Kina ka në dispozicion ecën deri në 350 km në orë.

Synimi i këtij projekti ambicioz është shkurtimi i kohës së udhëtimit nga Pekini në Shanghai nga 4 orë në 2 e gjysmë. Sipas parashikimeve, ky tren do të hyjë në operim të plotë brenda vitit 2025. Rikujtojmë gjithashtu se Kina ka ndëruar së fundmi një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou, Xiamen dhe Fuzhou, që të tre në provincën Fujian. Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE