Vetëm njëra nga ish-opinionistet e ka uruar, Arbër Hajdari tregon për rikthimin e tij në “Big Brother VIP 3” dhe jo vetëm!
Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother VIP 3”, tregoi për ndjesinë e të qenurit prind dhe eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë reality show. Arbri u shpreh:
Kam 48 orë që jam bërë baba. Më kanë filluar ato të dridhurat e para, shpresoj të reflektojë sa më mirë te unë. Ia uroj të gjithë atyre njerëzve që janë akoma beqarë. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. E kisha me të dëgjuar por e përjetova shumë mirë.
Më parë, Hajdari ishte shprehur se nuk do të merrte pjesë më në “Big Brother VIP” si opinionist, ndërsa sot tregon pse ndryshoi mendje.
Kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse mendoj që “Big Brother”, që ka një audiencë të madhe të shërbejë për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që banorët të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të tregojnë kush janë dhe vlera qytetare dhe intelektuale.
Këtë edicion, në krah të tij si opinioniste, do të jetë Ori Nebijaj, për të cilën u shpreh se mendon që do të kenë një marrëdhënie të mirë.
Orin e njoh edhe më parë, mendoj që do shkojë mirë, jam njeri që lidhem shpejt me njerëzit dhe gëzoj respekt si për dy opinionistet ashtu edhe për Orin.
Përsa i përket marrëdhënieve me dy ish-opininistet e “Big Brother VIP” Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku, Arbri shprehet se për rikthimin e tij në “Big Brother” ia ka uruar vetëm Zhaklina.
Po, Zhaklina më ka uruar.