Jo vetëm App Store dhe Play Store, OpenAI sjell GPT Store! Ja çfarë mund të bëni aty…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm App Store dhe Play Store, OpenAI sjell GPT Store! Ja çfarë mund të bëni aty…

OpenAl ka prezantuar aplikacionin GTP Store, ku përdoruesit e ChatGPT mund të blejnë dhe të shesin chatbots të krijuar nga vetë ata. Përmes kësaj mundësie, mund të krijohen dhe të shiten chatbots të personalizuar si për negocimin e pagave, krjimin e planeve mësimore, apo receta të ndryshme. OpenAl ka njoftuar se deri më tash janë krijuar më shumë se 3 milionë versione. Kompania tha se do të nisë programin për ndarjen e të ardhurave, ku krijuesit e chatbots do të paguhen bazuar në angazhimin e përdoruesve të tyre.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, u publikua një studim i fundit i Stanford-it, ku zbulon se shkalla e mashtrimit midis nxënësve të shkollave të mesme ka mbetur statistikisht e pandryshuar ose edhe paksa e ulur. Studimi, i kryer përmes një sondazhi anonim në 40 shkolla të mesme amerikane, zbuloi se afërsisht 60% deri në 70% e nxënësve përfshihen në sjellje kopjimi, një përqindje në përputhje me vitet e mëparshme.

Victor Lee, drejtuesi i fakultetit të Stanford për AI (Inteligjencës Artificiale) theksoi se ndërsa ka raste të izoluara të AI që përdoret për kopjim, provat e përgjithshme sugjerojnë një ndikim minimal te nxënësit e shkollave të mesme. Studimi theksoi gjithashtu se vetëm 19% e adoleshentëve të moshës 13 deri në 17 vjeç kanë përdorur ChatGPT për detyrat e shkollës.

Studentët shprehën mendime të ndryshme për përdorimin e ChatGPT. Studimi inkurajon mësuesit që të përfshijnë zërat e studentëve në diskutimet rreth AI, duke njohur pikëpamjet e tyre dhe perspektivat e menduara mbi rolin në zhvillim të AI në arsim. Studiuesit pranuan se qëndrimet ndaj AI dhe përdorimit të saj në arsim mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, në varësi të mënyrës se si shkollat zgjedhin t’i qasen AI si një temë dhe mjet. Studimi gjithashtu theksoi peisazhin në zhvillim, me disa shkolla që tani inkurajojnë dhe mësojnë studentët se si të përdorin në mënyrë efektive mjetet e AI, si ChatGPT, për të përmirësuar përvojat e të mësuarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE