E papritur! Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “BBV3” shkak bëhet…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![E papritur! Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “BBV3” shkak bëhet…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/01//e-papritur-drini-zeqo-largohet-nga-shtepia-e-bbv3-shkak-behet.jpg)
Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.
Ditën e sotme një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare.
Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Duke qenë se po flasim për ta, ju rikujtojmë se të shtunën u bënë pjesë 18 banorë të rinj, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe 6 të tjerë.