Upss! Lumbardhi dhe Santiana puthen në buzë, nervozohet Kaderi
Një nga sfidat më të diskutuara të Big Brother VIP Kosova ka qenë puthja mes banorëve, e cila sot u mor në dorë nga dy nga konkurrentët e njohur të shtëpisë, Lumbardhi dhe Santiana.
Si pjesë e sfidës së propozuar nga Vëllai i Madh, dyshja vendosën që të ndajnë një moment intimiteti, duke u shpalosur në një puthje të gjatë në buzë për plot 15 sekonda – koha e caktuar nga sfida.
Dyshja jo vetëm që tregoi një koordinim dhe guxim të madh përballë kamerave dhe shikuesve, por arritën të fitonin edhe shpërblimin prej dy mijë eurosh (në çmimin e madh) që ishte vënë në lojë për sfidën e realizuar.
Por ky akt i afërsisë ndërmjet Lumbardhit dhe Santianës nuk shkoi pa krijuar reagime, veçanërisht te e dashura e Lumbardhit — Kaderi, e cila dukej se po e ndiqte ngjarjen nga afër në kuzhinë. Puthja e Santianës dhe Lumit ngjalli nervozizëm tek Kaderi