“Reforma zgjedhore”, OSBE thirrje deputetëve: Kontribuoni për një proces të qetë!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Reforma zgjedhore”, OSBE thirrje deputetëve: Kontribuoni për një proces të qetë!

Një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE në Tiranë u ka bërë thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional.

OSBE thekson edhe njëherë se mbetet e përkushtuar për një reformë gjithëpërfshirëse dhe angazhimi është vendimtar për të pasur sukses.

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱! 🤝 U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. (1/2)

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 18, 2024

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë !  U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.  Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.

Edhe një herë ka theksuar gatishmërinë për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.

“Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.

Pas thuajse dy vitesh,  komisioni i Reformës zgjedhore rimblidhet të premten në orën 11:00.

Mësohet se në mbledhje do të jenë të pranishëm tre deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano.

Mbledhja që do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit është njoftuar pas takimeve të dy bashkëkryetarëve të Komisionit për Reformën Zgjehdore, Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS, me përfaqësuesen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE