Shi gjatë gjithë ditës, mos harroni çadrat!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë. shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët e kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në periudha afatshkurtra, reshjet përgjatë Ultësirës Perëndimore do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Në relievet malore në verilindje, në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje, në lartësitë mbi 500 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët e mesatar. Në periudha afatshkurtra, reshjet e dëborës janë me intensitet të lartë në formën e stuhive dhe shtrëngatave të dëborës. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut e të dëborës.
Era fryn intensive, me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet tepër intensive e problematike, si dhe me shpejtësi 16-24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/10
Re shi
Kukës
-1/5
Re borë
Lezhë
9/11
Re shi
Dibër
-2/4
Re borë
Durrës
8/16
Re shi
Tiranë
10/16
Re shi
Elbasan
7/15
Re shi
Berat
9/19
Re shi
Vlorë
8/17
Re shi
Korçë
0/6
Re borë
Gjirokastër
8/16
Re shi
Sarandë
10/17
Re shi