Vladimir Putin zhytet në ujin e akullt dhe kjo jo pa një qëllim!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vladimir Putin zhytet në ujin e akullt dhe kjo jo pa një qëllim!

Lideri rus Vladimir Putin është zhytur në ujin e akullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë. Sipas ritualit, Putin u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese. Vladimir Putin nuk ishte i vetmi që u fut në ujin e ftohtë me këtë rast, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

Keep Cool & Believe: President of Russia Vladimir #Putin Taking Epiphany Dip.

💪 You can freeze #Russian assets, but you can't freeze its spirit. pic.twitter.com/2AEDdOB7h7

— Russian Embassy in South Africa 🇷🇺 (@EmbassyofRussia) January 19, 2024

Mbi 2 milionë rusë kanë nënshkruar dokumentet në mbështetje të kandidaturës së presidentit Vladimir Putin, për zgjedhjet presidenciale të marsit. Në bazë të ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të mbledhin të paktën 300 mijë firma nga 40 ose më shumë rajone të Rusisë në mënyrë që të marrin pjesë në garë.

Duke garuar si i kandidat i vetemëruar, Putin ka mbledhur tashmë 2.5 milionë firma, thuajse 1 milion më shumë se në vitin 2018. Komisioni Elektoral Rus ka aprovuar 3 kandidatë për zgjedhjet, por asnjë prej tyre nuk përbën rrezik për të sfiduar Putin, që dominon politikën ruse që prej vitit 2000.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE